VIDEO/ Nuk kalojnë te vizat e bardha, policia nis gjobat ndaj këmbësorëve
Publikuar:
(05.01.2024 15:00:29)

TIRANË – Policia rrugore ka nisur gjobitjen e këmbësorëve që kalojnë rrugën në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për aksidente.
Shërbimet e policisë ndalojnë dhe gjobisin qytetarë të cilët nuk kalojnë rrugën në vijat e bardha, por në pjesë të tjera të saj duke ndërprerë lëvizjen e automjeteve.
Gjobat e vendosura ndaj qytetarëve kanë qenë në vlerën e 1 mijë lekëve.
Në vitin 2022 këmbësorët sipas statistikave kanë qenë shkaktarë të 50 për qind të aksidenteve të ndodhura në vend.
/Shqip.com