VIDEO/ Incident në Himarë, mbështetësi i Belerit pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Publikuar:
(29.03.2024 12:47:27)

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës u shoqërua me tensione.
Qytetarë dhe mbështetës të Fredi Belerit u futën në ambientet e brendshme të bashkisë Himarë, ku u përplasën edhe me policinë.
Ata kërkuan largimin e prefektit të Vlorës, Vangjel Tavo dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.
Në momentin kur Tavo po dilte nga mbledhja, një mbështetës i Fredi Belerit e ka pështyrë në fytyrë atë dhe më pas kanë debatuar edhe me fjalë.
Pas tensioneve të krijuara drejtuesi politik Blendi Klosi dhe prefekti i Qarkut të Vlorës u larguan.
Mbledhja u shty për në orën 12:00, për t’u zhvilluar me dyer të mbyllura, teksa u mor edhe vendimi për komandimin në krye të Bashkisë Himarë të nënkryetares Blerina Balaj.
/Shqip.com