VIDEO/ Familja nga Kosova aksidentohet në Rrugën e Kombit, 5 të plagosur
Publikuar:
(30.03.2024 14:01:44)

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit, segmenti në afërsi të Milotit.
Në aksident janë përfshirë një automjet “Golf” dhe një “Mercedes Benz ML”.
Për pasojë janë plagosur 5 persona, mes të cilëve 2 fëmijë.
Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa nga aksidenti u bllokua për disa minuta “Rruga e Kombit”.
Gjendja e të plagosurve ende nuk dihet.
/Shqip.com