Lajme

(VIDEO)-Bislimi: S’ka marrëveshje Kosovë-Serbi për targat

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke folur për takimin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme me Miroslav Lajçak në Bruksel është shprehur se nuk ka marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Më tutje Bislimi ka thënë se nuk ka ndonjë dakordim për propozimin e Bashkimit Evropian në lidhje me afatin për targa.

I pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëhet pas situatës të së hënës së 21 nëntorit, ai ka thënë “vjen e martja” duke thënë se nuk mund ta parashikojë askush.

Ai ka thënë se në Bruksel dje është takuar vetëm me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe i ka quajtur të pavërteta raportimet se atje e ka takuar Petkoviqin.

/Shqip.com