Vetura godet një grua në Vushtrri, dërgohet për tretman mjekësor
Publikuar:
(27.03.2022 21:34:32)

Një grua ka pësuar lëndime për shkak të goditjes nga një veturë në Vushtrri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Shqip.com, se ngjarja ka ndodhur në ora 18:50.
“Rreth orës 18:50, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugorë në Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore”, ka bërë të ditur Zahiti.
Ai gjithashtu ka treguar se e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor./Shqip.com