Lajme

Vetura aksidentohet në Obiliq

Një veturë është aksidentuar në komunën e Obiliqit.

Rasti ka ndodhur sot në afërsi të termocentralit Kosova A.  

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksidentin i cili ka ndodhur në komunën e Obiliqit janë lënduar dy persona.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës bëri të ditur për Shqip.com se aksidenti ka ndodhur në orën 08:30.

“Rreth orës 08:30, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.