Vetëvendosje sot mban zgjedhjet e brendshme, Kurti kandidati i vetëm
Publikuar:
(25.09.2022 08:57:56)

Lëvizja Vetëvendosje sot mban zgjedhjet e brendshmshme.
Sipas njoftimit nga kjo parti të gjitha Qendrat e vendvotimit do të jenë të hapura që nga ora 10:00 deri në ora 19:00.
Në këtë zgjedhje kandidat i vetëm për të parin e partisë është Albin Kurti.
Ditë më parë në një organizim të kësaj partie, Kurti shpalosi një program 4 vjeçar i cili përmbante 10 pika kryesore.
Ndër pikat për të cilat kërkon Kurti përkushtim janë shtimi i qendrave të VV-së në mërgatë dhe përgatitja e platformës politike për zgjedhjet qendrore.
Për organizatën e gruas pritet të zgjidhet Albulena Haxhiu që është edhe Ministre e Drejtësisë ndërsa për organizatën e të rinjve pritet të zgjidhet Behar Jashari./Shqip.com