Lajme

Veteranët tentojnë për herë të dytë të hynë në Kuvend –  policia përdor sprej

Derisa kanë qëndruar para dyerve të Kuvendit të Kosovës, veteranët e OVL-së së UÇK-së, kanë tentuar për të dytën herë të futën brenda.

Por, si rezultat njësitet speciale të Policisë kanë hedhur sprej, kështu duke e pamundësuar futjen e tyre brenda hapësirave të Kuvendit.

Ndryshe, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku në protestën e organizuar sot, tha se pushteti aktual po dëshiron ti largojë veteranët nga paga minimale.

“Ky pushtet po dëshiron që ti heq veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale. Deputetët duhet t’ju shërbejnë interesave të atyre që i sollën në ulëse të kuvendit, e jo interesave të politikës ditore”, u shpreh Klinaku./SHQIP.com