Vetëm një byzylyk i Loredanës kap vlerën e një banese
Publikuar:
(06.04.2022 14:29:53)

Loredana Zefi po merr vëmendjen edhe të mediave botërore.
Hiç më larg se dje reperja ka bërë të ditur se së fundmi është bërë imazh i kopertinës së revistës gjermane “Tush”.
Falë suksesit në muzikë Loredana është bërë emër i përmendur krahë reperëve me famë botërore, kjo ka bërë që rep artistja shqiptare të bëjë jetë mjaft luksoze.

Sipas faqes së njohur në instagram “ShqipCloset”, Loredana në njërën nga veshjet e saj të fundit, ka vënë byzylykë aq të shtrenjtë saqë vetëm njëri nga ta kap vlerën e 61 mijë e 500 eurove, kurse tre të tjerë nga 575 secili.

Derisa vlera totale e veshjes në foton e paraqitur është gjithsej 67,169 euro.
Kjo nuk është hera e vetme që Loredana është komentuar për veshjen e saj të shtrenjtë./Shqip.com