Vetëm në tre muajt e fundit të 2021-s, 555 mijë njerëz udhëtuan me aeroplan nga Kosova

Rreth 555 mijë njerëz kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti për të udhëtuar nga Kosova në tre muajt e fundit të vitit 2021.
Kështu është bërë e ditur në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës publikuar këtë të premte për “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e katërt të vitit 2021, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin”.
Sipas ASK-së, numri i fluturimeve në këtë periudhë është rritur për 46 për qind, krahasuar me tre muajt e fundit të vitit 2020.
Ndërkaq, në tetor, nëntor dhe dhjetor, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16 mijë, dhe krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020 numri i pasagjerëve është rritur për 7 për qind.
Transporti i mallrave me tren ndërkaq është rreth 30 mijë ton.
Në territorin e Kosovës, janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport./SHQIP.com