Vetëm në muajin korrik, Aeroporti “Adem Jashari” pati mbi 400.000 udhëtarë

Muaji korrik i këtij viti, shënoi një numër të ri rekord në numër të udhëtarëve dhe fluturimeve, duke tejkaluar shifrën krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar rreth 9 për qind në numrin e udhëtarëve dhe mbi 2 për qind në numër të fluturimeve.
Nga Janari i këtij viti e deri më sot përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA, kanë kaluar pothuajse 2 milionë udhëtarë, ndërsa vetëm në muajin korrik përmes këtij aeroporti kanë kaluar 400.000 udhëtarë duke shënuar një rritje të përgjithshme në numrin e udhëtarëve në këtë vit prej rreth 14 për qind dhe në numër të fluturimeve rreth 6 për qind.
Zvicra dhe Gjermania akoma mbeten destinacionet me më së shumti udhëtarë dhe fluturime ku më pas pasohen nga Turqia, Austria etj.
/Shqip.com