Sport Ndërkombëtar

Vetëm “Camp Nou” për Depayn

Memphis Depay

Nuk ka plan të largohet nga Barcelona pavarësisht thashethemeve.

Është sezona e parë për Memphis Depay në La Liga dhe ai dëshiron të kapi majat me blaugranat.

Lajmin se qëllimi  i tij është vetëm në “Camp Nou” e ka kondirmuar gazetari Fabrizio Romano.

Depay duke festuar golin

“Siç ka thënë në publik, ai dëshiron të vazhdojë te Barca dhe dëshiron të provojë veten sezonin e ardhshëm. Misioni i tij aktual është të qëndrojë pasi dëshiron të luajë në Champions League”, i kishte thënë Romano kanalit “FIVE” në YouTube.

28 vjeçari erdhi në Barcelonë si transferi i lirë nga Olympique Lyon verën e kaluar.

Më herët, kishte bërë karriërë edhe te Manchester United, por pritshmëritë për të ishin më të mëdha se sa ai ofroi.

Depay, Mancheter United

Përfaqësuesi i Holandës është i pazëvendësueshëm për “Oranje”, dhe mezi pret të luajë në Katar, në fund të këtij viti.

Depay ka bërë 23 paraqitje në elitën e futbollit spanjoll, duke shënuar 11 gola dhe dy asistime.

Depay, Holanda

Madje, golat e tij i kanë dhuruar po aq pikë Barçës, duke e ndihmuar ekipin që të kap pozitën e dytë në tabelë.

Vlera e tij aktuale në treg është 45 milionë euro, sipas “transfermarkt”. /Shqip.com