Vetaksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohet një person
Publikuar:
(16.12.2023 10:52:45)

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Mitrovicë – Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.
Ahmeti tutje tha se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
/Shqip.com