Vetaksident në Gjilan, lëndohet tre persona
Publikuar:
(16.11.2022 10:47:53)

Një vetaksident ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Kështu tha për Shqip.com, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor” ka thënë Ahmeti.
Po ashtu Ahmeti ka bërë të ditur se Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
/Shqip.com