Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person ka mbetur i lënduar

Një vetaksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në ora 9:40 të ditës së marte.
Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ku ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 45 afër Duhlës.
“ Një automjete është përfshirë në një vetaksident, ku si pasojë një person ka kërkuar trajtim mjekësor. Njësitet për menaxhim dhe kontroll të autostradës po e trajtojnë rastin”, ka thënë Hoxha.
E në orët e para të mëngjesi edhe një tjetër vetaksident me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Kamenicë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:05 në fshatin Dobërqan, derisa vetura me targat 06, ku gjendeshin tre persona, ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka ndodhur 67 aksident, ku nga këto 27 kanë qenë me të lënduar dhe 40 me dëme materiale./Shqip.com
Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
Aksident trafiku me të lënduar | 27 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 40 |