Veshja e Kidës në foton e fundit kap vlerën e një banese në Prishtinë
Publikuar:
(13.04.2022 08:25:12)

Jo rrallë artistët shqiptar e teprojnë me luksin e tyre.
Madje, janë disa nga emrat e skenës muzikore që çdo herë komentohen për veshjet e tyre të shtrenjta.
Në mesin e këtyre artistëve e gjejmë edhe Kidën.
Në imazhet e fundit që ka postuar këngëtarja si zakonisht mori vëmendje me stilin e saj unik të veshjes.

Sipas faqes së njohur në instagram “Shqipcloset” e gjithë veshja e saj e këngëtares kushtoi hiq më pak se 87 mijë e 223 euro.

Kida, përndryshe po shijon suksesin e albumit “Orchide”, të lansuar muaj më parë./Shqip.com