Rozë

Vesel Kurtishi pjesë e Big Brother VIP?

Vesel Kurtishi

Vesel Kurtishaj, fitues i Big Brother 8 është shumë aktiv në rrjete sociale.

Ai së fundmi ka habitur fansat duke postuar fotografi nga shtëpia e BIG Brother VIP.

Pas kësaj fansat kanë aluduar se ai do të jetë banori që do të hyjë sonte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E gjithë kjo pasi që produksioni ka treguar që të martën do të ketë hyrje të reja.

Në lidhje më këtë ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

Ndryshe të nominuarit për tu larguar nga shtëpia janë: Beatrix, Einxhel dhe Beniada.

Dy nga to do të vazhdojnë garën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh./SHQIP.com