Veri, dëmtohet kabllo optike pronë e Policisë së Kosovës
Publikuar:
(01.10.2022 09:42:40)

Një kabllo optike pronë e Policisë së Kosovës është dëmtuar ditën e djeshme në pjesën veriore të vendit nga ana e personave të panjohur.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh.
Sipas njoftimit rasti ka ndodhur në fshatin Uglar të Zubin Potokut.
“Fsh. Uglar, Zubin Potok 30.09.2022 – 02:00. Është raportuar se nga persona të panjohur kanë dëmtuar një kabllo optike, pronë e Policisë së Kosovës, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se lidhur më këtë rast është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që të hapet rastit si më lart./Shqip.com