Art Jetese

Vera nuk do të jetë dhe aq e mirë për disa! Këto shenja të horoskopit do të ndahen

Kjo verë nuk do të jetë dhe aq e mirë sa i përket jetës sentimentale për shenjat e mëposhtme. Disa kanë për të gjetur diçka të mirë, ndërsa të tjerë do ta gjejnë veten sërish beqar. Shenjat e horoskopit që do të ndahen këtë verë:about:blank

Demi

Sigurisht që keni shumë fronte të hapura këtë verë. Marrëdhënia juaj duket se është nën presionin e psikologjisë tuaj të keqe. Me marsin që sapo ka hyrë në shenjën tuaj, tensioni që ndjeni do të bëhet më intensiv. Në një moment situata duket se bëhet e padurueshme, ndaj mund të merrni vendimin e madh – të ndaheni ose t’i jepni një mundësi tjetër marrëdhënies suaj. 31 korriku është një ditë e rëndësishme për ju, pasi më pas pritet të përballeni me ndryshime të mëdha.

Akrepi

Shumë trazira këtë verë. Do të kuptoni se situatat toksike që keni jetuar vitet e fundit nuk janë më normalet. Pra, do të merrni vendimin për të ndryshuar atë që nuk ju përmbush, nuk ju bën të lumtur dhe për këtë arsye, do të kërkoni diçka tjetër, më të shëndetshme. Mund të mos ju pëlqejnë ndryshimet, por mund të zbuloni se, të paktën në rastin tuaj, ato janë për mirë.about:blank

Ujori

Fatkeqësisht, gjërat nuk janë shumë rozë për ju, pasi pritet të përjetoni shumë tensione dhe debate në shtëpi, zënka dhe shumë presione. Urani dhe Marsi në Demi sjellin ulje-ngritje, ndaj bëhuni gati sepse udhëtimi me siguri nuk do të jetë i lehtë dhe ka mundësi që deri në fund të verës të jeni… solo.