Venecia/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në ujë, vdesin 2 të rinj shqiptarë dhe 1 vajzë italiane
Publikuar:
(08.12.2023 13:13:29)

Aksident tragjik në Itali.
Tre të rinj rreth të njëzetave, Giulia Di Tillio, Egli Gjeci dhe Altin Hoti kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Portogruaro, në provincën e Venecias.
Pasi kanë thyer parmakët dhe kanë dalë nga rruga, makina me të cilën udhëtonin ka përfunduar në një kanal.
Trupat e viktimave u gjetën nga zhytësit e zjarrfikësve.
/Shqip.com