Vendoset reklamë mbi muralin e Nexhmije Pagarushës në Prishtinë

Disa ditë pasi murali i këngëtares Nexhmije Pagarusha u inaugurua në qendër të Prishtinës, një biznes ka vendosur reklamën e vet mbi të.
Fotografitë e procesit të vendosjes së reklamës mbi mural i ka publikuar në profilin e saj në Facebook, drejtoresha ekzekutive e “MuralFest Kosova”, Lebibe Topalli.
Ajo është shprehur e zhgënjyer, ndërsa ka thënë shkurt se është pa koment.

Të kontaktuar nga Shqip.com nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se murali do të largohet dhe se pala që e ka vendosur do të gjobitet.
“Tashmë e kemi lajmëruar Drejtorinë e Inspektoratit, e cila po shkon në vendin e ngjarjes. Reklama do të largohet dhe kompania do të gjobitet, por janë disa procedura”, ka thënë drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri për Shqip.com.
Më 12 nëntor, murali i këngëtares Nexhmije Pagarusha u inaugurua në qendër të Prishtinës. Ishte artistja spanjolle Alba Fabre që arriti ta përfundonte portretin e përzgjedhur për Pagarushën./SHQIP.com