Vendoset gurëthemeli i QKMF-së në lagjen Arbëria në Gjilan

Gjatë ditës së sotme, në lagjen Arbëria në Gjilan është bërë vendosja e gurëthemelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Prezentë në vendosjen e gurëthemelit prezentë ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Albin Hamad Almari, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kryeministri i Kosovës është shprehur se me ketë Qendër pacientët do ti kenë kushtet e duhura.
Ndërsa në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori i Katarit në Shqipëri është shprehur se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Katarit janë shumë të shkëlqyera.
“Ky projekt nuk është i vetmi, kemi edhe projekte të tjera së bashku” ka thënë ai.
Alban Hyseni ka thënë se janë diku rreth 20 mijë shërbime që ofrohen në Qendrën ekzistuese dhe me Qendrën e re, cilësia e shërbimeve do të rritët edhe më shumë.
Ky projekt është mbështetur nga ana e kompanisë Qatar Charity Kosova.
/Shqip.com