Lajme

Vendimi: Ata të cilët shpenzojnë deri në 800 kilovatë orë nuk do të preken nga shtrenjtimi i rrymës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka miratuar tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët.

Ata të cilët shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kilovatë orë në muaj nuk do të preken nga shtrenjtimi i energjisë elektrike. Ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent.

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu në konferencën për shtyp ka deklaruar se me bllok tarifën e vendosur ata të cilët shpenzojnë deri 1 mijë kilovatë energji elektrike do të paguajnë 10 euro më shumë në muaj.

Fejzullahu ka deklaruar se ata kanë marr parasysh komentet të cilat janë dërguar sa i përket shtrenjtimit të energjisë eklektrike.

“Ata të cilët shpenzojnë deri në 1 mijë kilovat në orë në muaj do të kenë një rritje 10 euro gjatë muajit. Varet kjo nga konsumatorët sa konsumojnë ditën dhe sa natën”

“Në bazë të studimeve 60 përqind e konsumatorëve shtëpiak është gjatë ditës dhe 40 përqind gjatë natës”

Nëse kemi zhvendosje të konsumit në raport ditë dhe natë atëherë do të kemi zhvendosje edhe të kostos për konsumatorët”, është shprehur ai.

Nga dita e nesërme hyn në fuqi rritja tarifore cila zgjat deri më 2023. /Shqip.com