Vëllai i Ilnisës shpërthen ndaj produksionit: Nuk di si mund të anashkalohet një gjë e tillë
Publikuar:
(26.03.2024 23:07:31)

Disa ditë më parë Ilnisa dhe Egla janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën.
Teksa Ilnisa filloi të qeshte me disa prej banorëve të shtëpisë, zhurmat zgjuan Eglën nga gjumi e cila reagoi tepër e tensionuar.
Egla e acaruar i përmendi Ilnisës vajzën duke thënë: “Do ia shpjegojmë edhe Anaisit tat çfarë është misionari dhe çfarë është të tallesh me seksin e njerëzve. Anais i vogël, mami do të ta shpjegoj mirë. Edhe në qoftë se nuk ta shpjegon mami, ta shpjegon teta Egla, meqënëse mami jot e ka qejf.”
E teksa kjo çëshjte nuk është cekur mbrëmjen e sotme, një reagim ka ardhur prej vëllait të Ilnisës, i cili ndjehet ‘i zhgënjyer’ sesi kjo çështje është anashkaluar në ‘Prime’.

/Shqip.com