Veliaj uron kryetarin e ri të Prishtinës, çmon lartë punën e Ahmetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka uruar Përparim Ramën për pranimin e detyrës së të parit të Prishtinës, njofton Shqip.com.
Veliaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, teksa uroi Ramën për detyrën e re, e ka çmuar lartë punën e deritanishme të ish-kryetarit Shpend Ahmeti.
Ai tha se për këto vjet qeverisje me Prishtinën, Ahmeti e ka transformuar kryeqytetin e Kosovës dhe e ka vendosur atë në hartën e qyteteve moderne.
“Shpend Ahmeti e transformoi Prishtinën në një vend funksional, të pastër, plot jetë – thënë troç, e vendosi ne hartën e qyteteve moderne. Bravo mik! Sot e merr stafetën, miku ynë i përbashkët Përparim Rama për ta çuar akoma me tej punën e nisur! Suksese dhe të priftë e mbara!”, ka shkruar Veliaj.
.@ShpendA e transformoi Prishtinen ne nje vend funksional, te paster, plot jete – thene troç, e vendosi ne harten e qyteteve moderne. Bravo mik!
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) December 7, 2021
Sot e merr stafeten, miku yne i perbashket @perparim_rama per ta cuar akoma me tej punen e nisur! Suksese dhe te prifte e mbara!🇦🇱❤️🇽🇰 pic.twitter.com/3J3NQyp5ca
Të martën e 7 dhjetorit, Rama me ceremoni inauguruese zyrtarisht mori postin e kryetarit të Prishtinës.
Rama u betua para asamblesë komunale që do t’i kryejë detyrat e kryetarit të Prishtinës në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjin. /Shqip.com