Vdiq në QKUK edhe personi i dytë i aksidentuar rreth një muaj më parë në Zhur të Prizrenit
Publikuar:
(08.08.2022 11:24:16)

Një person ka vdekur në QKUK pas plagëve të marra në aksidentin e 12 korrikut, që ndodhi në Zhur të Prizrenit ndërmjet një kamioni dhe një veture.
“Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se edhe vozitësi mashkull kosovar ka vdekur. Viktima e dytë e këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Në këtë aksident kishte ndërruar jetë në vendngjarje një person, ndërkaq ishin lënduar edhe viktima e sotme dhe një tjetër./Shqip.com