Kulturë Kino

Vdiq në moshën 72-vjeçare aktori i Harry Potter

Aktori Robbie Coltrane, i cili luajti Hagrid në filmat e Harry Potter dhe për luajtjen në dramën detektive të ITV Cracker, ka vdekur në moshën 72-vjeçare.

Ylli skocez, emri i vërtetë i të cilit është Anthony Robert McMillan, ishte më i njohur për rolin e kujdestarit të dashur të Hogwarts-it, Hagrid dhe luajtjen e rolit të psikologut kriminal Dr Eddie ‘Fitz’ Fitzgerald në dramën e krimit Cracker të ITV.

Agjentja e tij prej 40 vitesh Belinda Wright tha se Coltrane vdiq të premten dhe falënderoi stafin mjekësor në Spitalin Mbretëror Forth Valley në Larbert, pranë Falkirk në Skoci për “kujdesin dhe diplomacinë” e tyre.

Në një deklaratë, ajo shtoi: “Robbie ishte një talent unik, duke ndarë çmimin e Librit të Rekordeve Guinness për fitimin e tre Baftas të aktorit më të mirë radhazi për portretizimin e tij të Fitz në serialin Cracker të Granada TV në 1994/1995/dhe 1996 me Sir Michael Gambon.

“Robbie ndoshta do të mbahet mend më së miri për dekadat e ardhshme si Hagrid… një rol që u solli gëzim fëmijëve dhe të rriturve, duke nxitur një rrjedhë letrash fansash çdo javë për më shumë se 20 vjet,” tha agjenti i tij.

/Shqip.com