Vdes regjisorja Burbuqe Berisha
Publikuar:
(27.10.2021 13:40:48)

Regjisorja Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë të mërkurën nga sulmi në zemër.
Lajmin për Shqip.com e kanë konfirmuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Nga ky intitucion kanë bërë të ditur se Berisha ka vdekur në objektin e MKRS-së.
Ajo ishte 51-vjeçare dhe prej vitesh ndodhej në dializë.
Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore si dhe shfaqjeve teatrale.
Po ashtu ka qenë edhe Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Për vdekjen e regjisores ka shkruar aktorja Shëngyl Ismaili.
“Pusho e qetë Buqe, shpirtë i bardhë”, ka shkruar aktorja në postimin e saj në Facebook./SHQIP.com