Vdes pjesëtari i KFOR-it që pësoi infarkt
Publikuar:
(08.01.2023 17:52:26)

Ka ndërruar jetë pjesëtari i KFOR-it i cili kishte pësuar infarkt në Brezovicë.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se trupi i viktimës nuk ka pasur shenja jete.
“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete.Trupi i tij është transportuar me helikopter të KFOR-it”, tha Veseli.
Ai theksoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Ferizajt.
/Shqip.com