Vdes një person, vetaksidentohet me kamion në autostradën “Arbër Xhaferi”

Një person ka humbur jetën pasi i njëjti është rrotulluar me kamion në autostradën “Arbër Xhaferi”.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se ngjarja ka ndodhur në hyrje në Bibaj, si dhe në vendin e ngjarjes kanë dalur organet kompetente.
“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, një person është pa shenja jete ”, tha Krasniqi.
Sipas Krasniqit, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjës./Shqip.com