Vdes motoçiklisti pas aksidentit me njё kombi
Publikuar:
(12.11.2022 13:11:41)

Një person ka vdekur në një aksident trafiku të shtunën në Pejë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në aksident ishin tё përfshira njё kombi dhe njё motoçikletё.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Beteja e Loxhёs”.
“Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletёs ёshtё lёnduar rёndё, i njejti ёshtё dërguar në spitalin rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekёsor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/Shqip.com