Vdes një person në Gjilan, Policia nis hetimet
Publikuar:
(14.03.2023 11:22:01)

Një person ka ndërruar jetë në banesën e tij dhe sipas familjarëve, vdekja e tij ka ardhur në rrethana të panjohura.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ku së bashku me ekipin mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes.
“Gjilan 13.03.2023-16:30. Viktima mashkull kosovar në rrethana të pa njohura sipas familjarëve ka ndërruar jetë në banesën e tij. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së
Tutje, njoftohet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
/Shqip.com