Vdes një person në Drenas, e goditi vetura
Publikuar:
(30.10.2022 20:47:54)

Një person ka ndërruar jetë pasi një veturë e ka goditur në fshatin Bardh i Madh në Drenas.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bardh i madh-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.
Sipas Ahmetit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/Shqip.com