Vdes një grua në Spitalin e Pejës, Policia nis hetimet
Publikuar:
(13.08.2022 09:52:19)

Një grua e cila ka qenë e shtrirë në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në të cilin thuhet se vdekja e viktimës është duke u hetuar.
“Është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë e shtrirë në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë I viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Shqip.com