Vdes një fëmijë në QKUK– pasi u aksidentua në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë
Publikuar:
(06.09.2022 23:33:23)

Një fëmijë ka vdekur pasi është aksidentuar në oborrin e shtëpisë së tij.
Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK.
“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28” në Fushë Kosovë”.
Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen./shqip.COM