Lajme

Vdes një fëmijë 5 vjeç në Vushtrri, në vendin e ngjarjes gjendet gëzhoja dhe një pistoletë

Një fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur në Vushtrri, ku shkaku dyshohet të jetë nga arma e zjarrit.

Rastin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjeksore, ndërkohë  nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmiu ka vdekur”.

Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë”, ka thënë më tej ai.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML.

/Shqip.com