Vdes një 57-vjeçare në Prishtinë, goditet nga vetura

Një 57-vjeçare ka ndërruar jetë pasi që u godit nga një veturë në lagjen “Veterrnik” në Prishtinë pasditen e së dielës.
Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se viktima nuk ka arritur t’iu mbijetoj plagëve të marra nga ky aksident, teksa shtoi se janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit që shkaktoi aksidentin.
“Sot rreth orës 17:30, në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57 vjeçare, e cila nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar jetë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit si dhe në ndriqimin e rrethanave të këtij aksidenti“, tha ajo./SHQIP.com