Lajme

Vdes një 32-vjeçar nga Podujeva, ishte i infektuar COVID-19

Një 32-vjeçar me inicialet H.A., nga Podujeva, ka vdekur të shtunën pasi ishte i infektuar me COVID-19, njofton Shqip.com.

Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur familjarët, teksa njoftuan se varrimi i tij do të bëhet nga ora 14:00, në fshatin Sfeçël të Podujevës.

“Njoftojmë farefisin, miqtë se sot pas një beteje të mundimshme me COVID 19 ndërroi jetë më i dashuri ynë H.B.A-32 vjeç! Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Fshatit Sfeçël duke respektuar dispozitat kundër pandemisë, pra me rrethin e ngushtë familjar! Për shkak të pandemisë, të pame nuk do të ketë!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, të premten ka njoftuar se janë shënuar 26 vdekje dhe një mijë e 448 raste pozitive me Coronavirus./Shqip.com