Vdes nëna e Kadri Veselit

Ajshe Veseli, nëna e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka vdekur të premten e 7 janarit, në moshën 93-vjeçare.
Ajo do të varroset këtë të premte në fshatin Broboniq të Mitrovicës.
Lajmi është bërë i ditur nga familja Veseli në Facebook.
“Të dashur familjarë e miq, me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli”.
“Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës. Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!”, thuhet në njoftimin e familjes Veseli.
Ndërkohë, me 7 korrik të vitit të kaluar ka vdekur edhe Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit.
Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./SHQIP.com