Vdes Ivana Trump, gruaja e parë e Donald Trumpit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar se ish-bashkëshortja e tij, Ivana Trump ka vdekur në moshën 73 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”.
“Jam shumë i pikëlluar t’i informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në New York City”.
“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mrekullueshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese. Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj… Ajo ishte aq krenare për ta, ashtu siç ishim të gjithë aq krenarë për të. U prefsh në paqe, Ivana!”, ka shkruar Trump, transmeton The Gruardian.

Ivana Trump ishte gruaja e parë e Donald Trump. Ata kishin tre fëmijë së bashku: Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump.
Ivana Trump, e cila u rrit nën sundimin komunist në ish-Çekosllovaki, u martua me Trump në vitin 1977. Çifti u divorcua në 1992./Shqip.com