Vdes ish-kryeministri i Japonisë, nuk i mbijeton plagëve

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur, sipas transmetuesit kombëtar japonez.
Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë.
Shinzo Abe vdiq në spitalin ku po merrte trajtim mjekësor, afër sulmit në Nara, ka thënë një zyrtar i lartë i Partisë Liberal Demokratike.
Abe u qëllua rreth orës 11:30 të mëngjesit me orën lokale në Nara, në lindje të Osakës, teksa mbante një fjalim të fushatës zgjedhore në rrugë.
Sulmuesi i dyshuar – raportohet se ishte një burrë rreth të 40-tave – u kap në vendngjarje dhe u arrestua.
Policia ka arrestuar Tetsuya Yamagami, një banor i Narës në të 40-at, në lidhje me të shtënat, sipas NHK, duke cituar burime policore, shkruan BBC.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, duke cituar burimet qeveritare, Yamagami ishte ish-anëtar i Forcave të Vetëmbrojtjes Detare të Japonisë.
Ai thuhet se ka shërbyer në MSDF deri në vitin 2005, tha burimi. Ministria e Mbrojtjes po mbledh informacione të tjera për këtë person.
Fjalimi i zotit Abe erdhi si pjesë e një fushate për ish-partinë e tij, Partinë Liberal Demokratike, pasi zgjedhjet e dhomës së lartë në Japoni do të mbahen më vonë këtë javë./SHQIP.com