Vdes ish-gazetarja dhe aktorja Teutë Tmava, AGK me telegram ngushëllimi
Publikuar:
(05.07.2022 14:21:24)

Gazetarja dhe aktorja e teatrit “Qëndresa” në Fushë Kosovë, Teutë Tmava ka vdekur sot.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, kanë shkruar telegram ngushëllimi për të ndjerën.
“Me trishtim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetares, Teutë Tmava. Tmava do të kujtohet si një gazetare shembull që shërbeu me korrektësi dhe pasion për profesionin, andaj edhe do të lë gjurmë të përhershme në fushën e gazetarisë”, shkroi AGK-ja.
Tutje, AGK-ja shprehë ngushëllime për familjarët, të afërmit dhe miqtë e të ndjerës.
Lajmin për vdekjen e Tmavës e ka konfirmuar edhe nipi i saj Besnik Latifi.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet në varrezat e fshatit Lismir të Fushë Kosovës në orën 17:00 pas namazit të Inkindisë./Shqip.com
