Lajme

Vdes fëmija nga Vitia, shkak manovrimi me traktor                                          

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra, pasi i dyshuari në oborrin e shtëpisë së tij gjatë manovrimit me traktor ka goditur viktimën.

Burime nga policia për SHQIP.com ka thënë se rasti ka ndodhur në Viti dhe i mituri është dërguar në QKUK më lëndime të rënda trupore.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 19.10.2022 nga Emergjenca e Spitalit Rajonal Gjilan ka pranuar informatë se aty është dërguar një i mitur me lëndime të rënda trupore.

Njësitet Policore relevante i janë përgjigjur rastit ku nga hetimet e para kanë kuptuar se i dyshuari kosovar shqiptar Sh.B. (1998) në oborrin e shtëpisë së tij gjatë manovrimit me traktor dyshohet se ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal Gjilan është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë QKUK, ku edhe përkundër ndihmës së dhënë nga ana e personelit mjekësor për shkak të lëndimeve trupore nga mjeku është konfirmuar se ka ndërruar jetë”.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rrethanat se si ka ndodhur rasti në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga Njësisë i Hetimeve Rajonale Gjilan.

/Shqip.com