Vdes drejtori menaxhues i Telegrafit, Arlind Gjikolli njihej me emrin artistik ‘Gjikla’

Sot gjatë ditës së hënë ka vdekur artisti dhe drejtori menaxhues i portalit “Telegraf”, Arlind Gjikolli i njohur me emrin “Gjikla”.
Siç raporton Telegrafi, Gjikolli vdiç në moshën 41-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Gjikolli ishte themelues i grupit të repit WNC nga Peja.
Ndër, këngët e publikuara nga ky grup janë “Çka kom pasë”, “Qikat e mira”, “Për ty” etj.
Kurse kënga “Juda” ishte njëra ndër këngët që i bëri Gjikolli në solo-karrierën e tij – Kjo këngë godet anomalitë politike, tjetërsimin e individit dhe humbjen e perspektivës dhe të shpresës.
Ndërsa, si drejtor menaxhues i portalit në fjalë, Gjikolli ishte në dhjetë vitet e fundit.
Gjikolli thuhet se ka qenë një nga shtyllat e risive teknologjike që Telegrafi çdo vjet ka sjell për lexuesit shqiptarë.
/Shqip.com