Vdes drejtori i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci
Publikuar:
(03.03.2023 09:56:31)

Ka vdekur në moshën 79 vjeçare, Nazmi Mikullovci, drejtor dhe kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë djali i tij, Besimi në rrjetin Facebook.
Postimi i plotë:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”
Të nderuar familjarë dhe miq.
Ju njoftojmë që sot, me datë 3 Mars 2023, e Premte, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Bashkëshorti, Baba, Vëllau, Gjyshi, Nazmi Ramadan Mikullovci”, thuhet në njoftimin mortor.
Nazmi Mikullovci ishte inxhinier me profesion dhe ka qenë i angazhuar pas luftës deri në vitin 2008 si Drejtues i ndërmarrjes “Trepça” dhe kryesues i Komitetit për Industri në Lëvizjen Vetëvendosje.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 12:00 në varrezat e Prishtinës.
/Shqip.com