Vdes babai i Ronaldos
Publikuar:
(15.02.2023 22:31:19)

Ish-banorit të Big Brother Vip Albania, Ronaldo Sharkës i ka vdekur babai.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë moderatori përmes një postimi në Facebook.
“Pusho i qetë në botën tjetër BAB…”, shkruan Ronaldo.

Kujtojmë se në prime-n e fundit të BBVA, Arbana Osmani kishte njoftuar se babai i Ronaldos vuan nga kanceri dhe për shërimin e tij duhej një shumë e madhe e parave.
Lidhur me këtë, prezantuesja njoftoi se shpenzimet e shërimit të babait të Ronaldos do t’i mbulonte Top Channel.
/Shqip.com