Vdes argjentinasja, dyshohet se ra nga ndërtesa në Fushë-Kosovë, rasti cilësohet si vrasje
Publikuar:
(02.08.2023 09:33:22)

Një shtetase e Argjentinës, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, pasi dyshohet se ra nga një lartësi e objektit, në Fushë Kosovë
Sipas raportit të Policisë, ajo ishte duke qëndruar me të dyshuarin mashkull shtetas zvicran.
“Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran”, thuhet në raport.
Tutje, u tha se me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar si “Vrasje”.
/Shqip.com