Vdes anëtari i grupit të njohur të pop-rock-ut, “Seleksioni 039”
Publikuar:
(13.01.2022 19:51:06)

Ka ndërruar jetë artisti Eduard Meraku, i njohur si “Edi King”.
Raportohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një infarkti. Ndarja nga jeta e këngëtarit raportohet të ketë ardhur pas një infarkti, ndërsa vdekjen e tij ka konfirmuar edhe anëtari i grupit përkatës “Seleksioni 039”, Gezim Hasku – Geza, pjesë e së cilës ishte edhe i ndjeri.
Meraku, ishte pjesë e grupit të njohur të pop-rock-ut, “Seleksioni 039”, por kishte kohë që ishte ndarë nga muzika.
Projekti i fundit i tij është “Meraku” i publikuar në vitin 2018.
