Vdes 28-vjeçari sa ishte në paraburgim në Lezhë
Publikuar:
(22.08.2022 22:17:40)

28-vjeçari Ordison Kastrioti, ka mbërritur pa shenja jetë në spitalin rajonal të Lezhës.
Kastrioti me origjinë nga Tirana, i cili mbahej në paraburgimin e Shënkollit, është nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës pasi është ndier keq.
Siç ka raportuar Abc News, burimet janë bërë me dije se 28-vjeçari ka pësuar infarkt.
Trupi i 28-vjeçarit do të dërgohet në morg ku edhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
28-vjeçari ndodhej në paraburgim pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë.
Pritet që të kryhet autopsia dhe që organet kompetente të zbardhin të gjithë dinamikën dhe nëse i është dhënë ndihma e shpejtë sipas rregullave./Shqip.com