Vdekje e dyshimtë, gjendet pa shenja jete një grua në kuzhinën e një lokali në Prishtinë

Mëngjesin e së premtes është gjetur pa shenja jete një grua në kuzhinën e një lokali në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, njofton Shqip.com.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë policore kanë daluar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e saj.
Tutje, PK ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore teksa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2021 – 08:14. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete brenda në kuzhinën e një lokali. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë./SHQIP.com